“Të papunët e Listës Serbe” dalin edhe sot në protestë në Zveçan

Në mëngjesin e së hënës, para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq. Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta. Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në…

Lajme

05/06/2023 10:20

Në mëngjesin e së hënës, para objektit komunal të Zveçanit janë parë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Ata kanë qenë prezentë edhe përgjatë javës së kaluar në protesta.

Të dy i kanë bërë thirrje të vazhdueshme pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë garantuesit e vetëm të sigurisë në atë pjesë, dhe që të mos ketë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit për kryetarë të komunave në veri.

Ajo, po ashtu, u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të mos dalin në zgjedhje.