Të paktë 23 minatorë kanë vdekur në Paksitan
Njëzetetre mintorë kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur në incidente të ndara në dy miniera të qymyrit në Pakistan, kanë thënë zyrtarët.
Bota
Drejtori për menaxhimin e fatkeqësive, Attaullah Khan ka thënë se një shpërthim ka ndodhur pas akumulimit të gazit të metanit në minierën në Marvar në provincën Baloçistan, që ka çuar në shembjen e minierës, duke lënë të bllokuar shumë punëtorë.
“Kemi nxjerrur 11 trupa”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe pesë trupa të tjerë janë ende të bllokuar në minierë.
Miniera në Marvar gjendet 60 kilometra në lindje të Kuetas, kryeqytetit të Baloçistanit.
Jaëaid Shahwani, zyrtar në Kueta, ka thënë se 16 nga 25 njerëzit që gjendeshin në minierë kanë vdekur, ndërkaq minatorët e shpëtuar janë dërguar në spital për shërim.
Ndërkaq, shtatë minatorë kanë vdekur në një minierë që ka kolapsuar në pothuajse të njëjtën mënyrë në Spin Carez.
Në Pakistan kanë ndodhur shumë fatkeqësi në miniera dhe masat e dobëta të sigurisë, shpesh është thënë se kanë qenë fajtorët që kanë çuar në fatkeqësi të tilla.