BE do të ofrojë internet falas «wireless» deri në vitin 2025

Bashkimi Evropian (BE) ka paraqitur një plan për të investuar 120 milionë për qasje falas në internet «wireless» nëpër vende publike nëpër qytete në gjithë Evropën.

Fun

05/10/2016 21:54

Vjen një lajm i mirë për të gjithë varësit e rrjeteve “sociale” që e sjell Jean-Claude Juncker, i cili në raportin e tij të fundit për punën e Komisionit Evropian ka raportuar se deri në vitin 2020 do të ofrohet internet falas në të gjitha qytetet evropiane.

Gjithashtu, Komisioni Evropian (KE) propozoi zhvillimin e një plani të standardizuar, duke ofruar mbulim të internetit mobil 5G deri në vitin 2020.

Një nga qëllimet e të ashtuquajturit Plan i Veprimit 5G për BE-në është përmirësimi i mbulimit të ngadalshëm dhe të fragmentuar të rrjetit me  4G / LTE.

Me rrjetet pa kabëll «wireless» pa asnjë dyshim gjithmonë do të jetë e njohur vendndodhja juaj.