Të Infektuar: 102.742

Të Shëruar: 89.141

Të Vdekur: 2.105

Të gjithëve na ndodhë, por nuk  e dimë pse – Pse na bën shiu të përgjumur?

9:58 | 5 Prill 2021

Si e ndikon moti trupin e njeriut dhe më shumë.

Çfarë të pëlqen të bësh në një ditë me shi? Disa fëmijëve iu pëlqen të veshin xhaketat e shiut dhe çizmet prej gome që të dalin jashtë të hidhen në ujë, shkruan lajmi.net.

Disa të tjerëve iu pëlqen të relaksohen brenda në shtëpi me një libër të mirë.

Mirëpo shumë njerëz pëlqejnë të bëjnë një sy gjumë gjatë shiut. Por pse na bën shiu të përgjumur?

Një pjesë shumë e madhe e njerëzve thonë se kur godasin pikat e shiut në dritaren e tyre i bën ata të flenë si foshnja.

Në fakt, njerëzit që kanë probleme me gjumin shpesh e përdorin këtë tingull për të bërë gjumë më të rehatshëm dhe të qetë kur kanë probleme të bien në gjumë.

Edhe shkenca e konfirmon se ka arsye biologjike pse ne bimë në gjumë kur bie shi. Arsyeja e parë është mungesa e dritës nga dielli, kjo bën që niveli i melatoninës të rritet dhe të ulet serotonina, shkruan lajmi.net.

Kjo i bën njerëzit të ndjehen paksa më të mërzitur dhe të plogësht. Gjithashtu lagështia e ajrit ndikon që të bëhet ajri më i rënd duke e bërë trupin më të lodhur dhe të përgjumur.

Gjithashtu edhe tingulli luan një rol: shiu është zhurmë rozë. Çfarë do të thotë kjo? Zhurma rozë janë frekuencat që janë dëgjueshme nga njerëzit. Kjo është e ngjashme me zhurmën e bardhë.

Por dallimi është se zhurma rozë nuk ka të njëjtën frekuencë gjatë gjithë kohës, dhe tempo, energjia etj., ndryshojnë. Ndërsa zhurma e bardhë ka të njëjtën energji dhe frekuencë të pandryshueshme.

Një studim i bërë në vitin 2012 tregoi se zhurma rozë zvogëlon valët e trurit, duke pasur një efekt qetësues dhe relaksues që e ndihmon trurin të bie në gjumë.

Efekt të njëjtë ka fshikullima e gjeteve në erë, valët e detit, ose edhe tingulli i zemrës tuaj. /Lajmi.net/