Të gjithë të befasuar, shikojeni çfarë kanë bërë LeBron James dhe skuadra e LA Lakers

Los Angeles Lakers kanë zhvilluar një stërvitje të hapur me topa të futbollit amerikan.

Sport

31/01/2020 10:50

Los Angeles Lakers janë duke u ballafaquar me një javë përplot me emocione të fuqishme dhe pikëllim pas vdekjes së legjendës, Kobe Bryant.

Por, LeBron James me shokë kanë filluar përgatitjet për ndeshjet e radhës në NBA, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, shumëkush ka mbetur i befasuar kur skuadra e basketbollit u paraqit për stërvitje në një fushë të futbollit amerikan.

James me shokë madje shkëmbyen pasime me top të futbollit amerikan derisa punuan në stërvitje kondicionale. /Lajmi.net/

YouTube player