Të gjithë i kemi parë videot, dhe të gjithë kemi një pyetje: Pse macet frikësohen nga trangujt?

Në çfarë mund të iu ngjasoj maceve që i frikëson kaq shumë?

Fun

30/03/2021 15:37

Të gjithëve na pëlqen një sallatë e shëndetshme dhe e shijshme. Përziejmë domatet, specat, karrotat, ullinjtë, dhe sigurisht trangujt!

Pos një sallate të shijshme, trangujt gjithashtu bëjnë maska shumë të mira për fytyrën, shkruan lajmi.net.

Kemi gjithë këto të mira nga trangujt, por disi një prej krijesave tona më të preferuara tmerrohet nga ta!

Po, është fjala pikërisht për macet. Diçka për trangujt duket se i frikëson ato jashtëzakonisht shumë. Interneti na e ka mundësuar të shohim video të panumërta të maceve të frikësuara nga trangujt.

Por pse ndodhë kjo? Epo shkenca ka vendosur të shpjegoj këtë fenomen.

Reagimi i maceve është i ndryshëm, por gjithmonë është një reagim i fuqishëm. Disa kërcejnë në ajër, disa vrapojnë, disa vetëm afrohen me kuriozitet dhe kujdes.

Sipas shkencëtarëve, me gjasë ky reagim vjen sepse ato nuk janë të sigurta se çfarë është trangulli dhe sigurisht e panjohura do të frikësoj ato.

Por gjithashtu mund të jetë sepse iu ngjason në një gjarpër. Çfarëdo qoftë arsyeja, ato me shumë gjasë mendojnë se mund të jetë një predator.

Mirëpo shkencëtarët këshillojnë që të mos e bëni këtë veprim me qëllim, sepse macet stresohen shumë në këtë situatë, dhe mund të shkaktoj shumë probleme me shëndetin e tyre.

Në rastin më të keq ato mund të pësojnë arrest kardiak ose të çmenden nga frika. /Lajmi.net/