Të gjitha syzet në kornizë kanë një sërë numrash – Pakkush e di se çfarë domethënie kanë ata numra

Nuk i kanë stampuar aty vetëm sa për të qenë, ndërkaq pak njerëz e dinë këtë!

Lifestyle

12/12/2019 20:47

A i keni shikuar ndonjëherë numrat në kornizën e syzeve?

Shumica e njerëzve të cilët bartin syze zakonisht mendojnë që këta numra të stampuar anash në korniza kanë lidhje me shenjat e vetë modelit të syzeve, gjë që nuk është fare e saktë.

Pak njerëz e dinë për çfarë vërtet shërbejnë ato shifra, por të cilat e bëjnë shumë më të lehtë blerjen e syzeve, sepse ato shifra në të vërtetë shënojnë madhësinë!

Fjala vjen, në model qëndrojnë shifrat 54-16-140.

Ato do të thonë kështu, ndërkaq kanë për qëllim që të gjitha madhësitë janë në milimetra:

54 – Është madhësia e syrit e cila zakonisht sillet nga 400 mm deri në 62 mm, transmeton Telegrafi.

16 – Është gjerësia e rrënjës së hundës. Zakonisht kjo shifër sillet nga 14 deri në 24 mm.

140 – është gjatësia e tëmblit, por e cila zakonisht sillet nga 120 deri në 150 mm.