Të burgosurit e Kumanovës, plagë në tërë trupin dhe pa trajtim mjekësor (FOTO)

Të paraburgosurit shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët po mbahen në burgun e Shutkës në Shkup, kanë shëndet të dobët. Shumica prej tyre jo zyrtarisht mësohet se kanë plagë nëpër tërë trupin për shkak të brutalitetit policor, madje mësohet se nuk trajtohen as nga mjekët e burgut dhe të spitaleve të Maqedonisë.

Lajme

25/05/2015 13:56

Një burim brenda burgut thotë për mediat në Maqedoni se shumica e të paraburgosurve janë keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore dhe mezi konsumojnë ushqimin për shkak të shëndetit të dobët.

Për të fshehur brutalitetin policor, udhëheqësja e Burgut të Shutkës nuk i lejon Avokatit të Popullit, Ixhet Memetit që të vizitoj të paraburgosurit shqiptar që ishin të përfshirë në përleshjen e armatosur në Kumanovë. Madje edhe disa familjar nga Kosova dhe Maqedonia kanë vështirësi të madhe të vizitojnë të afërmit e tyre, raporton Kosovapress.

Avokatët mbrojtës të të paraburgosurve kanë konfirmuar disa herë se të paraburgosurit shqiptar janë torturuar nga policia maqedonase, madje njëri e ka të thyer nofullën dhe nuk kanë trajtim mjekësor.

Është paralajmëruar një vizitë në këtë burg së shpejti nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. (lajmi.net)