Tchouameni: Nuk kisha dyshime, doja vetëm Real Madridin

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni ka folur për transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’. Merkaton e verës Tchouameni kaloi nga Monaco drejt gjigantit spanjollë, Realit. Shumë ekipe kërkuan shërbimet e tij, por lojtari në një intervistë të fundit, tha se nuk kishte dyshime në lidhje me transferimin e tij te Real Madridi. “Nuk hezitova…

Sport

02/10/2022 17:31

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni ka folur për transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Merkaton e verës Tchouameni kaloi nga Monaco drejt gjigantit spanjollë, Realit.

Shumë ekipe kërkuan shërbimet e tij, por lojtari në një intervistë të fundit, tha se nuk kishte dyshime në lidhje me transferimin e tij te Real Madridi.

“Nuk hezitova me PSG-në. Është gjithashtu një klub i madh evropian, por nuk kisha dyshime: doja vetëm Real Madridin”, tha ai për ‘Telefoot’, përcjell lajmi.net.

‘Mbretërit paguan një tarifë prej 80 milionë euro për të transferuar lojtarin në La Liga./Lajmi.net/