Tayna zgjedh fjalët më të bukura për ditëlindjen e Kejvinës

Tayna i bëri urim special Kejvinës për ditëlindje.

ShowBiz

02/06/2020 17:36

Kejvina Kthella me këtë datë feston ditëlindjen, andaj urime të shumta shkuan në adresë të saj, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes, modelen e uroi edhe shoqja e saj, reperja Tayna, e cila ndau një video duke u argëtuar me të.

“Urime ditëlindjen e bukura Kejvina Kthella, të dua dhe më mungon. Të uroj gjithçka që të dëshiron shpirti e zemra”, ishte urimi i Taynës për ditëlindjen e Kejvinës.

Dyshja njihen për miqësi të mirë me njëra-tjetrën, ngase janë parë bashkë edhe në udhëtime jashtë vendit.

Kujtojmë se Kejvina Kthella gjatë këtyre muajve të pandemisë ishte në Los Angeles, ku ishte duke mbajtur një kurs aktrimi. /Lajmi.net/