Taylor Swift i “afrohet” Elon Muskut, hynë në listën e personave më të pasur në botë
Këngëtarja amerikane Taylor Swift i është bashkuar Elon Muskut në listën e personave më të pasur në botë. Ylli amerikan ka hyrë në Listën e Miliarderëve, të përpiluar prej revistës Forbes, për herë të parë, pas regjistrimit të një pasurie prej 1.1 miliard dollarësh. Në listë këtë vit ka hyrë edhe Sam Altman, krijuesi i…
ShowBiz
Këngëtarja amerikane Taylor Swift i është bashkuar Elon Muskut në listën e personave më të pasur në botë.
Ylli amerikan ka hyrë në Listën e Miliarderëve, të përpiluar prej revistës Forbes, për herë të parë, pas regjistrimit të një pasurie prej 1.1 miliard dollarësh.
Në listë këtë vit ka hyrë edhe Sam Altman, krijuesi i aplikacionit ChatGPT të kompanisë AI, me një pasuri prej 1 miliard dollarësh.
Mirëpo Bernard Arnault dhe familja e tij, që qëndrojnë mbrapa kompanisë franceze të mallrave luksoze LVMH, e kryesojnë listën e revistës Forbes me një pasuri prej 233 miliardë dollarëve.
Forbes ka thënë se në vitin 2024 është regjistruar një rekord i miliarderëve – 2.781.
Forbes ka thënë se elita botërore është më pasur se kurrë dhe e ka një pasuri kolektive prej 14.2 trilionë dollarëve.
Swift, këngëtare dhe tekst shkruese, ka hyrë këtë vit në listën e personave më të pasur, pasi e ka fituar statusin e megayllit.
Këtë vit ajo është bërë performuesja e parë që e ka fituar çmimin për albumin më të mirë për herë të katërt.
Përveç muzikës, emri i saj është shumë i përfolur edhe për lidhjen e dashurisë që ka me yllin e futbollit amerikan Travis Kelce.
Sa u përket 10 personave më të pasur në planet, tetë janë prej SHBA-së dhe gjashtë prej tyre janë pasuruar në industrinë e teknologjisë.
Pas Arnaultit dhe familjes së tij, Musk, pronari i kompanive Tesla dhe X – i njohur më parë si Twitter – është renditur i dyti, me një pasuri prej 195 miliardë dollarësh.
Në vendin e tretë është pronari i kompanisë Amazon, Jeff Bezos.
Forbes ka thënë se klasa e miliarderëve më 2024 është 255 për qind më e pasur sesa një dekadë më parë, që nënkupton se 0.5 për qind e 2.781 miliarderëve të botës gëzojnë 14 për qind të pasurisë së të gjithë miliarderëve.
Në aspektin gjeografik, SHBA-ja ka më shumë miliarderë sesa çdo shtet – 813 – e përcjellë nga Kina dhe India, REL.