Tavolina e Vitit të Ri

Nëse menuja e festave nuk mund t’ju kënaq sa duhet, sepse pijatat tradicionale u janë bërë ‘bajat’ dhe keni nevojë për ndryshime në tavolinën tuaj, ne ua propozojmë se si ta mbushni dhe dekoroni atë, vetëm disa orë pasi të trokasë viti i ri. Duke supozuar se tashmë ju e dini se si t’i vendosni…

Lifestyle

31/12/2013 16:48

Nëse menuja e festave nuk mund t’ju kënaq sa duhet, sepse pijatat tradicionale u janë bërë ‘bajat’ dhe keni nevojë për ndryshime në tavolinën tuaj, ne ua propozojmë se si ta mbushni dhe dekoroni atë, vetëm disa orë pasi të trokasë viti i ri.

Duke supozuar se tashmë ju e dini se si t’i vendosni karriget, Viti i Ri është një mundësi e mirë për ta ushtruar imagjinatën dhe kreativitetin, natyrisht duke u nisur nga zgjedhja e ngjyrës së mbulesës së tavolinës.

Këtë vit, për shembull, përkrah ngjyrave tradicionale të Krishtlindjeve, e kuqe dhe e artë, për Vit të Ri është në modë edhe ngjyra e bardhe, e artë dhe ngjyrë argjenti. Pjatat dhe gotat duhet të jenë të bardha dhe transparente.

Gjithçka duhet të jetë e bardhë dhe e ndritshme, si një livadh me dëborë. Por, protagonistët e rinj të tavolinave të fundvitit 2013 janë edhe e kaltra, që duket e ftohtë, por mjaft elegante, e gjelbra dhe e vjollca, ngjyra mode për vitin tjetër.

Përkrah stilit klasik, po vjen gjithnjë e më shumë në modë, mbi të gjitha nga përtej Atlantikut, tavolina ‘country’. Me një formë tavolinash fshati, pra më antike, këtyre tavolinave u shkon më së miri ngjyra e portokalltë, duke vendosur lule dhe portokaj.

Mos harroni se qendra e tavolinës mund ta bëjë diferencës. Është shumë e rëndësishme ta dini se çka të vendosni në mes e çka në qoshe. Dekorimi e bën tryezën më të gjallëruar dhe ua shton apetitin, gjatë ngrënies së gjësendeve për Vit të Ri.

Në galeri mund t’i shihni disa ide se si do të duhej të jetë tavolina e juaj. Aty mund të merrni ide dhe ta ushtroni më pas krijimtarinë tuaj. Suksesi është i garantuar!