Taulant Kelmendit të VV-së i pengon verdikti i qytetarëve në Pejë: Ky rezultat nuk meriton respekt – fitore e grupit të Gazmend Muhaxherit

Kandidati i VV-së për komunën e Pejës, Taulant Kelmendi nuk i ka pëlqyer verdikti i qytetarëve, që thanë bindshëm në balotazh që Gazmend Muhaxheri duhet të vazhdoj të jetë kryetar i kësaj komune. Në një lidhje direkte në Debat Plus, Kelmendi tha se kjo nuk është fitore e qytetit të Pejës dhe se ky rezultat…

Lajme

09/11/2025 22:15

Kandidati i VV-së për komunën e Pejës, Taulant Kelmendi nuk i ka pëlqyer verdikti i qytetarëve, që thanë bindshëm në balotazh që Gazmend Muhaxheri duhet të vazhdoj të jetë kryetar i kësaj komune.

Në një lidhje direkte në Debat Plus, Kelmendi tha se kjo nuk është fitore e qytetit të Pejës dhe se ky rezultat nuk meriton respekt, transmeton lajmi.net.

“Kjo është fitore e Gazmend Muhaxherit dhe grupit të tij, nuk është fitore e qytetit të Pejës, megjithatë, ky është rezultati. Ky rezultat është i ndikuar prej shumë grupeve, prej shumë bashkimeve të vjetruara politike, nuk meriton respekt, megjithatë, urime grupit të Gazmend Muhaxherit.”, tha ai./lajmi.net/