Taulant Balla reagon për djalin që ua thyen këmbën: Nuk kishte lidhje me protestën, rastin kërkon përgjegjësi individual

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me rastin e lëndimit të Ledion Ballës nga Librazhdi në protestën e mbrëmshme në Tiranë, duke i uruar shërim të shpejtë dhe duke kërkuar hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Përmes një postimi, Balla ka theksuar se i riu nuk…

Lajme

14/10/2026 09:09

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me rastin e lëndimit të Ledion Ballës nga Librazhdi në protestën e mbrëmshme në Tiranë, duke i uruar shërim të shpejtë dhe duke kërkuar hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Përmes një postimi, Balla ka theksuar se i riu nuk kishte lidhje me huliganët, ndërsa ka kërkuar që hetimi të përcaktojë shkakun e frakturës në këmbë dhe përgjegjësitë individuale, raporton lajmi.net

Ai ka theksuar gjithashtu se rasti nuk duhet të përdoret kundër Policisë së Shtetit si institucion.