Gjenden mbetje eshtërore të një personi në Mitrovicë, dyshohet se i përkasin një viktime të luftës
Mbetje eshtërore të një personi janë gjetur më 13 tetor 2026 në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës, në kuadër të hetimeve për personat e zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zhvarrosja është realizuar nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e…
Lajme
Mbetje eshtërore të një personi janë gjetur më 13 tetor 2026 në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës, në kuadër të hetimeve për personat e zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zhvarrosja është realizuar nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Aksioni është kryer në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamentit Special.
Mbetjet eshtërore dyshohet se i përkasin një viktime mashkull të nacionalitetit kosovar.
Pas gjetjes, mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme. /Lajmi.net/