Zbulohet bixhoz në një lokal në Mitrovicë, sekuestrohen 1,610 çipa dhe letra bixhozi
Policia e Kosovës ka zbuluar disa persona duke luajtur bixhoz në një lokal në rrugën “Kemajl Ataturk” në Mitrovicën e Jugut. Rasti është evidentuar më 13 tetor, rreth orës 03:50, kur njësitë policore kanë vërejtur personat duke luajtur bixhoz në lokal, raporton lajmi.net Gjatë kontrollit të një të dyshuari, mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe…
Lajme
Policia e Kosovës ka zbuluar disa persona duke luajtur bixhoz në një lokal në rrugën “Kemajl Ataturk” në Mitrovicën e Jugut.
Rasti është evidentuar më 13 tetor, rreth orës 03:50, kur njësitë policore kanë vërejtur personat duke luajtur bixhoz në lokal, raporton lajmi.net
Gjatë kontrollit të një të dyshuari, mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe katër kofera me gjithsej 1,610 çipa dhe tetë palë letra bixhozi.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që pronari i lokalit të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit dhe të iniciohet rasti./Lajmi.net/