Tatuazhet shkaktojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse

Hulumtimi shokues ka treguar se tatuazhet mund të shkaktojnë sëmundjen e kancerit.

Lifestyle

25/07/2016 04:26

Ngjyra e cila përdoret për tatuazhe nuk është e kontrolluar dhe shumë dyqane tatuazhesh punojnë pa ndonjë licensë apo kontrollë, transmeton lajmi.net

Studimi i fundit ka dalur me rezultate shokuese ku tatuazhet janë ndër shkaktarët e kancerit. Substanca e cila përdoret për tatuazhe mund të shkaktojë kancerin e lëkurës dhe kështu boja që përdoret për to po konsiderohet potencialisht vdekje-prurëse.

Ngjyra e kaltër, jeshile dhe e zezë i kritikuan gjithashtu edhe pse disa lloje të ngjyrave janë të ndaluara nga BE.

Hulumtuesit kanë bërë të ditur se shëndeti publik është duke u rrezikuar nga të gjitha anët e një ndër rreziqet është edhe kjo.

Shqetësimet më të rënda janë alergjitë e shkaktuara nga substancat në bojëra dhe efektet e mundshme kancerogjene, mutagjene ose roksike.

Shumica e tyre vinë nga Kina sepse janë më të lira e nuk kanë asnjë kontrollë.

Andaj, nëse keni pasur ndër mend të bëni ndonjë tatuazh, duhet të mendoni dy herë./lajmi.net