Tatuazhet e ‘mençura’ mund të japin shenjë nëse jeni në rrezik të kancerit apo diabetit

Hulumtuesit anë e mbanë botës janë duke punuar në tatuazhe të ‘mençura’ që mund të monitorojnë shëndetin.

Lifestyle

07/08/2019 14:42

Hulumtuesit gjermanë shpresojnë që ta testojnë procesin në dy vitet e ardhshme.

Në të kaluarën tatuazhet nuk ishin të përhapura, por vetëm në një kategori të njerëzve, ndërsa sot rreth një e treta e të rriturve vetëm në Britaninë e Madhe kanë tatuazhe, raporton “Daily Star”.

Për këtë arsye hulumtuesit dhe studiuesit në mbarë botën janë duke punuar në tatuazhet e mençura të cilat mund ta monitorojnë sëmundjet e ndryshme, si diabetin, kancerin dhe t’i gjurmojnë ato, transmeton lajmi.net.

Këto tatuazhe mund të ngritin alarmin kur diçka nuk është mirë – thjeshtë duke ndryshuar ngjyrën.

Tatuazhet të teknologjisë së lartë, priten të mos jenë më të mëdha se 50p, përmbajnë  ngjyra kimike që reagojnë specifikisht në gjak.