Tashmë edhe zyrtare, Arbër Prekazi largohet nga SC Gjilani
Futbollisti kosovar, Arbër Prekazi është larguar përfundimisht nga SC Gjilani. Mbrojtësi përmes rrjeteve sociale ka treguar se pas dy viteve është larguar nga klubi “bardhëekuq”, shkruan Lajmi.net “Me nderë, krenari e shumë djerë mbrojtja ngjyrat e Gjilanit për dy vite, sakrifikuam dhe kurrë nuk u koritëm bashkë me shokë”, ka shkruar Prekazi. Përmes këtij postimi…
Sport
Futbollisti kosovar, Arbër Prekazi është larguar përfundimisht nga SC Gjilani.
Mbrojtësi përmes rrjeteve sociale ka treguar se pas dy viteve është larguar nga klubi “bardhëekuq”, shkruan Lajmi.net
“Me nderë, krenari e shumë djerë mbrojtja ngjyrat e Gjilanit për dy vite, sakrifikuam dhe kurrë nuk u koritëm bashkë me shokë”, ka shkruar Prekazi.
Përmes këtij postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi i njohur i Superligës së Kosovës poashtu ka treguar se së shpejti do të mësohet e ardhmja e tij.
Kujtojmë që shumë largime pritet të zyrtarizohen nga skuadra e Gjilanit, kjo për shkak të situatës në klubin e “Skifterëve”./Lajmi.net/