Tash, Bashkësia e Komunave Serbe
Serbia thotë se ka arritur “fitore historike” në zgjedhjet lokale në Kosovë. “Lista Serbe” do t’i udhëheqë nëntë komuna të cilat pritet ta themelojnë bashkësinë e Komunave Serbe.

Lajme
Marko Djuric, këshilltari i Presidentit të Serbisë ka thënë se Serbia të dielën shënoi një fitore historike në Kosovë.
Sipas tij, rezultatet e mira krijojnë të gjitha parakushtet për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe “realizimin e qëllimeve të rëndësishme të politikës së shtetit dhe kombit tonë në Kosovë”.
“Kemi arritur fitore historike për vendin tonë dhe qytetarët tanë në nëntë komuna, të cilat tani do ta kenë një shumicë të qartë serbe. Në komunë e Shtërpces është një situatë tjetër, megjithatë edhe atë komunë do ta drejtojë një kandidat serb”, ka thënë Djuric sot për televizionin shtetëror serb RTS.