Talenti kosovar nënshkruan për IFK Varnamo në Suedi

Mesfushori kosovar, Adonis Sopa, ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin suedez IFK Varnamo.

Sport

26/12/2020 18:14

Talenti kosovar aktualisht është 19 vjeçar, i lindur në vitin 2001. Pozita e tij e preferuar është në mesfushë dhe këmba e tij e preferuar është këmba e djathtë, transmeton lajmi.net.

Sopa, aktualisht ka shtetësinë kosovare dhe kishte bërë debutimin e tij për Komëtaren e Kosovës U-16 me 16 janar të vitit 2017.

Ai u transferua në Suedi nga skuadra norvegjeze Raufoss.

Kosovari përmes një postimi në rrjetin e tij, Instagram, është shprehur i lumtur për transferimin e tij dhe ka falenderuar të gjithë për mbështetjen./Lajmi.net/