Talenti i Sevillas bëhet ‘i gjallë’, ja çka thotë

Joris Gnagnon i Sevillës ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të kërkuar falje publike te Liverpooli dhe Yasser Larouci pasi ndërhyrja e tij e tmerrshme bëri që 18-vjeçari të përfundonte në barelë.

Sport

22/07/2019 09:30

Skuadra spanjolli triumfoi tek në fundin e ndeshjes ndaj Liverpool, kur Alejandro Pozo shënoi në minutat e fundit të takimit, që u zhvillua në Boston.

Por pika kryesore e diskutimit nga gara nuk do të ishte goli i shënuar në minutat e fundit, por ndërhyrja e Gnagnon ndaj Larouci, me të parin që u ndëshkua direkt me të kuq, transmeton lajmi.net.

Ndërhyrja e Gnango ishte e menjëherëshme dhe pa asnjë qëllim për ta gjetur topin, çka befasoi të gjithë.

“Do të doja të kërkoj publikisht falje ndaj klubit Liverpool, familjes së lojtarit dhe mbështetësve të tij”, shkroi Gnagnon.

“Ky akt i neveritshëm nga ana ime, pavarësisht nga arsyeja, nuk duhet të shihet në një fushë futbolli. Të gjitha lutjet e mia janë të drejtpërdrejta ndaj lojtarit dhe asaj familjeje”. /Lajmi.net/