Takohen Albin Kurti dhe Bedri Hamza
Kryeministri i Kosovës dhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Në takim, Kurti po shoqërohet nga deputeti e ministri i Financave, Hekuran Murati, ndërsa Hamza nga deputeti i PDK-së Rrahman Rama. Tani mes tyre vjen pasi Kuvendi i miratoi në parim…
Lajme
Kryeministri i Kosovës dhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Në takim, Kurti po shoqërohet nga deputeti e ministri i Financave, Hekuran Murati, ndërsa Hamza nga deputeti i PDK-së Rrahman Rama.
Tani mes tyre vjen pasi Kuvendi i miratoi në parim ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale dhe mes mospajtimeve mes LVV-së dhe PDK-së për votimin në lexim të dytë.
LVV-ja kërkon që para votimit të dytë për ndryshimet në ligj, Kuvendi të zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, ndërsa PDK-ja insiston që fillimisht të miratohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe më pas të procedohet me zgjedhjen e presidentit.
Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor./Lajmi.net/