Artan Behrami i fton qytetarët të mblidhen për protestë jashtë Kuvendit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami është lajmëruar nga Kuvendi i Kosovës. AI përmes një video-incizimi u ka bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha anët që t’i bashkohen protestuesve jashtë kuvendit të Kosovës. Ai tha se të gjithë që kanë protestuar tash e 20 ditë, sotme është nata që të vijnë te Kuvendi për të garantuar…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami është lajmëruar nga Kuvendi i Kosovës.
AI përmes një video-incizimi u ka bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha anët që t’i bashkohen protestuesve jashtë kuvendit të Kosovës.
Ai tha se të gjithë që kanë protestuar tash e 20 ditë, sotme është nata që të vijnë te Kuvendi për të garantuar votimin e Ligjit në lexim të dytë.
Derisa Albin Kurti si kryeministër dhe Bedri Hamza si kryetar i PDK-së po takohen brenda Kuvendit, nga PDK u bëhet thirrje të mblidhen protestuesit.
Ndërsa protestuesit po vazhdojnë të mos i lejojnë deputetë të dalin nga Kuvendi i Kosovës, pa u votuar në lexim të dytë të ligjit të Speciales./Lajmi.net/