Altin Krasniqi u bën thirrje deputetëve: Të bashkohemi rreth UÇK-së, si dikur
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe njërit prej ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, u ka bërë thirrje deputetëve nga të gjitha partitë që të shkojnë në Kuvend dhe të bashkohen rreth çështjes së UÇK-së. Përmes një postimi, Altin Krasniqi ka kërkuar nga deputetët që të bashkohen dhe, siç është shprehur ai,…
Lajme
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe njërit prej ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, u ka bërë thirrje deputetëve nga të gjitha partitë që të shkojnë në Kuvend dhe të bashkohen rreth çështjes së UÇK-së.
Përmes një postimi, Altin Krasniqi ka kërkuar nga deputetët që të bashkohen dhe, siç është shprehur ai, t’i mbrojnë me dinjitet çlirimtarët e Kosovës.
“I ftoj të gjithë kolegët deputetë, nga të gjitha partitë, të vijnë në Kuvend që të bashkohemi përsëri rreth UÇK-së, si dikur, e t’i mbrojmë me dinjitet çlirimtarët tanë dhe Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.
Në fund të mesazhit, ai iu është drejtuar edhe qytetarëve me një përshëndetje të veçantë, duke shkruar:
“Qytetarë, të fala keni nga babi”. /Lajmi.net/