Takimi trilateral ne Bruksel, flet Sorensen: Folëm për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre dhe përgatitjet e një takimi të dialogut të nivelit të lartë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar në lidhje me takimin trilateral që u mbajt sot në Bruksel, me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Ai përmes një postimi në “X”, ka thënë se në këtë takim është diskutuar për avancim të normalizimit të marrëdhënieve mes…

Lajme

10/06/2025 21:23

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar në lidhje me takimin trilateral që u mbajt sot në Bruksel, me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai përmes një postimi në “X”, ka thënë se në këtë takim është diskutuar për avancim të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan lajmi.net.

Sorensen gjithashtu ka paralajmëruar edhe një takim të dialogut të nivelit të lartë.

“Organizova një takim të gjatë të Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Folëm rreth avancimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të Dialogut të nivelit të lartë, detyrimeve të zbatimit në pritje dhe çështjeve aktuale. Ramë dakord që diskutimi të vazhdojë së shpejti”, ka thënë Sorensen.

Bislimi ka deklaruar se kanë paraqitur idetë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

Bislimi, ka thënë se është herët akoma për të thënë se ka rezultate konkrete.