Takimi për “dinarin”, Hovenier: Vlerësojmë fjalët pozitive që tha Bislimi

Një takim në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimit e Bashkimit Europian është duke vazhduar në Bruksel. Për pritshmëritë nga ky takim, sot në Prishtinë është pyetur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një prononcim për media pas takimit që pati me presidenten Osmani, raporton Gazeta Express, transmeton lajmi.net. Ai tha se shpresojnë që…

Lajme

18/04/2024 13:35

Një takim në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimit e Bashkimit Europian është duke vazhduar në Bruksel.

Për pritshmëritë nga ky takim, sot në Prishtinë është pyetur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një prononcim për media pas takimit që pati me presidenten Osmani, raporton Gazeta Express, transmeton lajmi.net.

Ai tha se shpresojnë që palët të gjejnë një zgjidhje rreth çështjes së dinarit dhe tha se i vlerëson deklaratat e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi rreth kompromisit të propozimeve.

“Ne konstant kemi shprehur shqetësimet për mënyrën e zbatimit që nuk i mori parasysh ndikimin në komunitetet e prekura, veçanërisht komunitetin serb, por jo vetëm atë. Ne i vlerësojmë përpjekjet nga Përfaqësuesi i BE-së, Lajcak, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Për të qenë të sinqertë, ne e vlerësojmë që zotëri Bislimi ka thënë gjëra pozitive rreth kompromisit të propozimeve, që ne shpresojmë t’i shohim. Shpresa jonë është që të shohim një zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët dhe që personat e prekur të vazhdojnë të marrin benefitet sociale që iu nevojiten dhe që më pas të vazhdojmë në gjërat kritike. Fokusi duhet të jetë dhe ne duam që të jetë të arrijmë zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe aneksin e implementimit”.