Takimi me Bekë Berishën, Kelmendi i VV-së thotë se ishte kafe e zakonshme: Qëndrimet e subjekteve në Pejë, i flasim me pejanët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tanimë ka publikuar rezultatet e numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit për kryetarë të Komunave dhe kandidatëve për asamble. Bazuar në këto rezultate, Komuna e Pejës është një nga 18 komunat në vend që kanë shkuar në balotazh. Në balotazhin që do të mbahet më 9 nëntor,…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tanimë ka publikuar rezultatet e numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit për kryetarë të Komunave dhe kandidatëve për asamble.
Bazuar në këto rezultate, Komuna e Pejës është një nga 18 komunat në vend që kanë shkuar në balotazh.
Në balotazhin që do të mbahet më 9 nëntor, do të garojnë Gazmend Muhaxheri i LDK-së dhe Taulant Kelmendi i VV-së, ndërsa pas tyre i treti me radhë është Ali Berisha i AAK-së.
Tanimë kur balotazhi po afrohet, kandidatët për kryetarë që janë në garë kanë filluar takimet për koalicione e disa veçse janë bërë zyrtare.
Në një takim që ngriti dyshime për një koalicion të mundshëm VV-AAK në Pejë, janë parë Taulant Kelmendi i VV-së dhe Bekë Berisha i AAK-së.
Lajmi.net ka kontaktuar me Kelmendin në lidhje me këtë takim, të cilën e ka quajtur kafe të zakonshme në një vend publik. Ai ka thënë se i ka bërë ftesë të gjitha subjekteve politike në Pejë përveç Listës Serbe që t’iu bashkohen për ndryshim.
“Ai është vend publik, kafe e zakonshme. Unë i kam bërë ftesë publike në bashkëpunim edhe me qendrën e LVV-së në Pejë, për krejt subjektet politike përveç Listës Serbe të na bashkohen për ndryshim. Në këtë linjë jemi të hapur për secilën parti tjetër që është pro ndryshimit në Pejë. Bekë Berisha ka qenë kandidat në Prishtinë për kryetar edhe për qëndrimet e subjekteve në Pejë i flasim me pejanët”, ka thënë Kelmendi për lajmi.net.
Lajmi.net ka tentuar të kontaktoj edhe me Bekë Berishën, por deri në publikimin e këtij artikulli ai nuk është përgjigjur.
Në këto zgjedhje Muhaxheri i LDK-së ka marrë 46,22% të votave, Taulant Kelmendi 27,81% të votave, Ali Berisha i AAK-së 18.22%, Arta Nallbani e PDK-së 4.94%, dhe Jeton Abazaj 1,15%. /Lajmi.net/