Takim kosovarësh në Mynih, Bujupi dhe Ibrahimovic kalojnë momente së bashku
Këngëtari i njohur nga Kosova që jeton dhe vepron në Gjermani, Adrian Bujupi është takuar mbrëmë me futbollistin e Bayern Munich, Arijon Ibrahimovic. Talenti kosovar është takuar me Bujupin mbrëmë sipas një fotoje të publikuar nga ky i fundit në rrjetet sociale, shkruan Lajmi.net “Mia san mia”, ka shkruar Bujupi në rrjetin social duke vendosur…

Sport
Këngëtari i njohur nga Kosova që jeton dhe vepron në Gjermani, Adrian Bujupi është takuar mbrëmë me futbollistin e Bayern Munich, Arijon Ibrahimovic.
Talenti kosovar është takuar me Bujupin mbrëmë sipas një fotoje të publikuar nga ky i fundit në rrjetet sociale, shkruan Lajmi.net
“Mia san mia”, ka shkruar Bujupi në rrjetin social duke vendosur edhe një flamur të Kosovës në mbishkrimin e fotos.
Ibrahimovic së fundmi firmosi kontratë të re profesionale me gjigantin gjerman. Ai tashmë po stërvitet me ekipin e parë dhe sonte pritet të jetë në stol për ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain në UEFA Champions League./Lajmi.net/
View this post on Instagram