Tahiri uron Pecin për fitoren në Mitrovicë: Është vullnet i qytetarëve, e vlerësoj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka reaguar pasi rezultati i zgjedhjeve e ka vendosur atë si humbës të balotazhit. Ai ka thënë në një bisedë telefonike për RTV Dukagjinin, se këtë rezultat e sheh si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës, të cilën ka thënë se vlerëson. Tahiri është pyetur nëse ka…

Lajme

09/11/2025 21:36

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka reaguar pasi rezultati i zgjedhjeve e ka vendosur atë si humbës të balotazhit.

Ai ka thënë në një bisedë telefonike për RTV Dukagjinin, se këtë rezultat e sheh si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës, të cilën ka thënë se vlerëson.

Tahiri është pyetur nëse ka pas komunikim dhe nëse e ka uruar Pecin për fitore.

“Nuk kam pas komunikim për shkak se kam pas telefonata të vazhdueshme, por do ta uroj atë dhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës.  E uroj Pecin për fitoren”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se ekipet po i grumbullojnë ankesat dhe faktet për procesin zgjedhor dhe se puna do të vazhdoj. /Lajmi.net/