Tahiri tregon se kur mund të mbahen zgjedhjet nëse nuk zgjidhet Presidenti për 34 ditë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, duke dhënë edhe  34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e Presidentit. Tahiri u shpreh se nëse konsumohen këto 34 ditë, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.…

Lajme

25/03/2026 18:50

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, duke dhënë edhe  34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e Presidentit.

Tahiri u shpreh se nëse konsumohen këto 34 ditë, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

Sipas deputetit të AAK-së, zgjedhjet mund të mbahet kah mesi i muajit qershor.

“Në rast se konsumohen 34 ditë, vendi shkon në zgjedhje, që i bie data mund të jetë 14 qershor më duket është e diel, mund të jetë edhe më afër, se i ka deri në 45 ditë,mirëpo koha është e ngushtë, do të thotë se vendi mund të shkojë në mes të qershorit në zgjedhje”, u shpreh ai në KlanKosova.