Tahiri për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Nuk na intereson sepse nuk kanë pyetur – Ne qëndrojmë mbi gjashtë pikat tonë

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka shkruar në lidhje me situatën politike në vend dhe çështjen e Presidentit. Ai ka thënë se Aleanca ka ndryshuar emrin por jo edhe qëndrimin që ka thënë se është shumë parimor, shkruan lajmi.net. “Kemi dhënë oferta për Kosovën. Jemi larguar nga përgjegjësia në qeveri, jemi larguar prej kërkesave për…

Lajme

01/09/2026 16:31

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka shkruar në lidhje me situatën politike në vend dhe çështjen e Presidentit.

Ai ka thënë se Aleanca ka ndryshuar emrin por jo edhe qëndrimin që ka thënë se është shumë parimor, shkruan lajmi.net.

“Kemi dhënë oferta për Kosovën. Jemi larguar nga përgjegjësia në qeveri, jemi larguar prej kërkesave për ministri, kemi thënë bëni institucionet. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë fjalë të vetme të shkruar apo të deklaruar prej subjektit politik që i ka fituar zgjedhjet për qëndrimin, kërkesat, pozicionin publik të dokumentuar edhe me letër ndaj Aleancës”, ka shkruar Tahiri.

Për marrëveshjen e arritur mes LDK-së dhe VV-së, ai ka thënë se nuk iu intereson pasi sipas tij nuk i kanë pyetur.

“Ju themi që është barrë e juaja politike. Aleanca qëndron mbi ato që i ka kontratë publike politike, 6 pikat e veta”, ka shtuar Tahiri. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: