LDK në mbledhje të Grupit Parlamentar, Hamiti: Deputetët s’i nënshtrohen asnjë mandati detyrues

Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës, ku thuhet se, ‘’ Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues’’. ‘’Neni 70 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës [Mandati i Deputetëve] Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të…

Lajme

01/09/2026 17:30

Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës, ku thuhet se, ‘’ Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues’’.

‘’Neni 70 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës [Mandati i Deputetëve]

  1. Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues’’, ka shkruar Hamiti.

Këtë reagim, Hamiti e ka bërë lidhur me situatën aktuale politike për zgjedhjen e presidentit, ku Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti janë pajtuar për Bekim Sejdiun si kandidat për president, dhe pas mbledhjes së kryesisë së LDK’së ku është votuar ‘pro’ kësaj kandidature.