Kurti në takim lamtumirës me ambasadoren e Holandës: E vlerësova mbështetjen e Holandës për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar për t’i dhënë lamtumirën, ambasadoren e Holandës Karin Boven. Ai ka thënë se për Boven ka vetëm përshtypje dhe kujtime të mira nga takimet dhe komunikimet me të, shkruan lajmi.net. “Në takimin lamtumirës e falënderova për kontributin dhe shërbimin e saj në Republikën e Kosovës, posaçërisht…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar për t’i dhënë lamtumirën, ambasadoren e Holandës Karin Boven.
Ai ka thënë se për Boven ka vetëm përshtypje dhe kujtime të mira nga takimet dhe komunikimet me të, shkruan lajmi.net.
“Në takimin lamtumirës e falënderova për kontributin dhe shërbimin e saj në Republikën e Kosovës, posaçërisht për angazhimin për barazinë gjinore dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Republika e Kosovës e vlerëson thelbësore mbështetjen e Holandës në raport me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe proceset integruese në përgjithësi. Teksa mirëpresim konsultimet politike ndërmjet Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Kosovës, këtë muaj, synojmë të zgjerojmë bashkërendimin strategjik nëpërmjet këtij forumi”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se në takim kanë diskutuar për mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, drejtësisë, energjisë, bujqësisë dhe kulturës.
“Së shpejti do të sjellim në Kosovë ekspozitën virtuale të Van Gogh. Ambasadores Boven, e cila do të jetë përherë e mirëpritur në vendin tonë, i urova suksese në angazhimet e ardhshme”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: