Tahiri për Asociacionin: Tani s’dua ta diskutoj se është punë e Kurtit, erdhi në pushtet duke e kundërshtuar
Derisa ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Tahiri tha se Asociacioni nuk ka lindur në Bruksel, as në 2013-n as në 2015-n, por sipas saj, Asociacioni ka lindur në Vjenë dhe është në Planin e Ahtisarit. “Ligji për Pushtetin Lokal thotë se në Kosovë mund të ketë më shumë se një Asociacion…

Lajme
Derisa ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Tahiri tha se Asociacioni nuk ka lindur në Bruksel, as në 2013-n as në 2015-n, por sipas saj, Asociacioni ka lindur në Vjenë dhe është në Planin e Ahtisarit.
“Ligji për Pushtetin Lokal thotë se në Kosovë mund të ketë më shumë se një Asociacion të komunave. Ajo që ne kemi arritur së paku kemi nxjerrë Asociacion pa kompetenca ekzekutive, mirëpo tani unë më nuk dëshiroj të diskutojë për këtë, kjo është punë e Kurtit, sepse Kurti duke kundërshtuar Asociacionin erdhi në pushtet, tash është punë e tij. Jo nëpër rrugë e nëpër media, por aty ne Pallatin Élysée”, tha ajo në RTK.
Ish kryenegociatorja Tahiri e ka quajtur refren të përsëritur deklaratën e presidentes Osmani që pas takimit tregoi se çka folën në Pallatin Élysée. Në takim që u pritën nga presidenti i Francës bashkë me kryeministrin Kurti.
“Për mendimin tim është dashur që presidentja të shfrytëzojë prezencën tek Pallati Élysée të përmend që plani franko -gjerman për marrëdhëniet Kosovë- Serbi duhet të bazohet esencialisht në Traktatin e Élysée-s”.
E ajo çka ka thënë presidentja, sipas Tahirit, është një refren i njohur tash e sa kohë. “Këta qeveritarë janë të rinj”, tha ajo.
“Kur je në procese të rënda, vëzhgohesh në çdo detaj. Nuk ka nevojë t’i tregohet Macronit apo të tjerëve, sepse ata e kanë tërë kohën mendjen në Serbi e në Kosovë dhe në procese sepse janë bashkë me SHBA dhe Gjermaninë edhe Franca në ndërmjetësim. Pra, ata monitorojnë gjendjen, e ti si palë mund të flasësh të lobosh, por duhet të kesh respekt e konsideratë që pala ndërmjetësuese i ka vëzhgimet e veta për këto procese”, tha ajo.