Tahiri: Ligji për Trashëgimin fuqizon gruan në të drejtën e saj 

Kuvendi i Kosovës  është duke shqyrtuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë.

Lajme

29/11/2017 16:04

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se ndryshimet në këtë projektligj janë bërë më qëllim të fuqizimit të gruas në trashëgimi.

Ai ka thënë se në Kosovë janë të rralla rastet kur gratë janë të përfshira në trashëgimi. Sipas tij ky projektligj do të rregullojë çështjen e trashëgimisë.

Ai duke u bërë thirrje deputetëve që të votojnë këtë projektligj, ka thënë se kanë analizuar gjendjen faktike për të gjetur zbatimin./Lajmi.net/