Tahiri: Kurti t’u kërkojë garanci BE-së e SHBA-ve se Asociacioni s’do ketë kompetenca ekzekutive

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti nuk do të guxojë t’i jap kompetenca ekzekutive Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti duhet t’i kërkojë ndërkombëtarëve një letër garancie që Asociacioni s’do ketë kompetenca të tilla, shkruan lajmi.net. Tahiri rikujton faktin se një…

Lajme

03/02/2023 12:03

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti nuk do të guxojë t’i jap kompetenca ekzekutive Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti duhet t’i kërkojë ndërkombëtarëve një letër garancie që Asociacioni s’do ketë kompetenca të tilla, shkruan lajmi.net.

Tahiri rikujton faktin se një letër të tillë, ajo kishte arritur ta siguronte nga ish-ndërmjetësuesja e BE-së për dialogun, Frederica Mogherini.

Postimi i plotë i Tahirit:

Pasi pranimit te Asociacionit, Kryeministri Kurti nuk guxon te jap kompetenca ekzekutive per asociacionin. Hapi i pare eshte qe ai te kerkoj nje leter garancie nga ndermjetesuesit amerikan dhe BE, Escobar dhe Laicak me te cilen ata sigurojne qe Asociacioni nuk do te ket komptenca ekzekutive dhe nuk do te jete nje nivel i trete qeverisjes ne Kosove. Nje leter te tille une si kryenegociatore kam arritur qe ta siguroj nga Mogherini si ndermjetesuese e BE-se me te cilen ajo ka siguruar se per BE-ne Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive dhe nuk do te jete nivel i trete qeverisje ne Kosove. Ja letra e Mgherinit drejtuar Kryeministrit te Kosoves. /Lajmi.net/