Tahiri kritikon ashpër VV-në për lidhjen e vrasjes së Arlinda Zekajt me familjen Haradinaj: Përfitim i ulët politik, nuk iu mbulon turpi
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri njëherit shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie ka folur në lidhje me vrasjën e Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Pejë. Ai ka thënë se tragjedia që ka ndodhur ditë më parë, ka tronditur një komb, një shtet dhe nuk po e lë rehat asnjë prind që ka…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri njëherit shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie ka folur në lidhje me vrasjën e Arlinda Zekajt nga kunati i saj në Pejë.
Ai ka thënë se tragjedia që ka ndodhur ditë më parë, ka tronditur një komb, një shtet dhe nuk po e lë rehat asnjë prind që ka vajzë e asnjë vëlla që ka motër.
“Kragjedi që kërkon veprim të shpejtë institucional shtetëror, përgjegjësi, hetim penal dhe përgjegjësi nga institucionet”, ka thënë Tahiri.
Ai ka kritikuar deputetët e VV-së që e kanë lidhur këtë rast me familjen Haradinaj.
“Është përfitim i ulët politik që synohet të fitohet nga një tragjedi që e ka goditur secilin njeri normal në këtë Kuvend. Është e ulët që në çfarë do rrethane pa pas evidencë, secili prej nesh e jush të mundohet të përfitoj politikisht nga një tragjedi, trup që ende nuk ka qenë në dhe. Po iu drejtohem juve kolegë të VV-së. Po i drejtohem Taulantit, qysh ka mundësi me dal me lexu fjalim në foltore e me u sill e përshtill rreth të fortve Dukagjinit që dikush ka dal në foto, e ka hangër një drekë. Ju të Dukagjinit, e dini që kur i hini në konak një familje Dukagjinit krejt çka ka ta qet në sofër. Ndoshta don me e bë edhe një foto. Ne edhe në familje ndoshta kemi psikopat, e me u qu me e lidh një deputet se familja e tij e njeh mirë kush është Ramush e Daut Haradinaj. Kjo është e ulët, mendon se ke fitu një lajm, por personalisht ke humb.”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë për Taulant Kelmendin se në balotazhin e tij me Gazmend Muhaxherin në Pejë, Tahiri ka kërkuar nga Aleanca ta votojnë atë, dhe për këtë thotë se ishte i lumtur që nuk e kanë dëgjuar partia.
Tahiri ka komentuar edhe deklaratën e Arjeta Fejzës se Ramush Haradinaj akuzohet për dhunë në familje.
“I drejtohem koleges Arjeta Fejza. besomni nuk mundesha ta dëgjoj, një grua që flet gjithë ditën për të drejta të Kosovës, thoshte në parlament ekziston një kryeministër që akuzohet për dhunë në familje edhe kam dëgju në media. A dini çka shoh unë për ju në media, e kam pa Xhelal Sveçlën në foto m e Naim Murselin a me akuzu tash a. Ato fermat e drogës me i akuzu që janë të lidhura më familjarë, po mosni se nuk bën kështu. Mundoheni me shti, por nuk mundeni se Dukagjini e njeh Daut e Ramush Haradinajn. Ka njerëz të pafytyrë që dalin në foto me kryeministrin e Xhelalin e thotë ky po më mbron. Leni hetimit, mos e helmoni. Qëtu ka mbet më fitu vota a, mosni se ju mbulon turpi”, ka shtuar Tahiri. /Lajmi.net/