Naim Murseli , Plava dhe Kokalla paraqiten sot para trupit gjykues në Apel

Në Gjykatën e Apelit sot mbahet seanca e Kolegjit ku do të elaborohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Në seancë pak më parë ka arritur edhe Naim…

Lajme

29/10/2026 11:14

Në Gjykatën e Apelit sot mbahet seanca e Kolegjit ku do të elaborohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Në seancë pak më parë ka arritur edhe Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Kjo seancë po përcillet edhe nga një numër i madh i mediave derisa aty i pranishëm është edhe vëllai i viktimës, Liridona Ademaj.

Me aktgjykimin e 21 prillit 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt./Lajmi.net/