lajmi.net

Tahiri kërkon tribunal për përdhunimet serbe

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka kërkuar krijimin e një tribunali të ri në Hagë për Serbinë.

Lajme

21/04/2014 20:52

Ajo ka thënë se ky tribunal duhet të merret me krimet e regjimit serb ndaj dhunimit të grave si mjet i luftës, sepse, sipas saj, këtë çështje nuk e ka trajtuar Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

“Duhet të bëhet një tribunal tjetër për ish-kriminelët e regjimit të Serbisë, në mënyrë që të trajtohen çështjet e dhunimit të grave, sepse Serbia ka përdorur këtë mjet si mjet lufte, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnjë e Kroaci, pra kjo është një çështje që duhet të ndodhë përmes një tribunali të ri në Hagë”, ka deklaruar për “Epokën e re” Tahiri. 

Tahiri kërkon tribunal për përdhunimet serbe

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka kërkuar krijimin e një tribunali të ri në Hagë për Serbinë.

Lajme

21/04/2014 20:47

LM