Tahiri i dërgon letër Haxhiut, i kërkon shpjegime të detajuara për financimin e ekspozitës skandaloze të Shkëlzen Gashit nga Kuvendi i Kosovës
Ekspozita skandaloze e Shkëlzen Gashit ka shkaktuar reagime të shumta, për shkak se përmban të dhënë të pasakta në lidhje me masakrat e shkaktuara në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 nga forcat serbe atë kohë. Kjo ekspozitë është financuar nga Kuvendi i Kosovës. Në këtë kuadër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i është…
Lajme
Ekspozita skandaloze e Shkëlzen Gashit ka shkaktuar reagime të shumta, për shkak se përmban të dhënë të pasakta në lidhje me masakrat e shkaktuara në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 nga forcat serbe atë kohë. Kjo ekspozitë është financuar nga Kuvendi i Kosovës.
Në këtë kuadër, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i është drejtuar zyrtarisht kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke kërkuar shpjegime të detajuara për gjithë procesin që lidhet me këtë projekt, transmeton lajmi.net.
LETRA E PLOTË:

Përmes letrës së tij, Tahiri ka ngritur shqetësime për mënyrën se si janë përdorur fondet publike dhe ka kërkuar që të bëhet e ditur saktësisht sa mjete janë ndarë për realizimin e ekspozitës.
Ai gjithashtu kërkon transparencë të plotë për procedurat e ndjekura, duke përfshirë kohën kur është hapur thirrja për aplikim, kriteret mbi të cilat janë përzgjedhur përfituesit, si dhe numrin e organizatave që kanë konkurruar për këtë projekt.
Një tjetër pikë e ngritur nga Tahiri lidhet me identifikimin e strukturave vendimmarrëse, duke kërkuar të sqarohet se cili institucion apo trupë ka marrë vendimin përfundimtar për përzgjedhjen.
Sipas tij, në raste të tilla, kur trajtohen tema të ndjeshme që prekin historinë dhe kujtesën kolektive, institucionet duhet të tregojnë nivel të lartë përgjegjësie dhe llogaridhënieje, në mënyrë që të ruhet besimi i qytetarëve./lajmi.net/