Tahiri: Është përgjegjësi kombëtare ta votojmë Ligjin për Specialen, Votoma presidentin, ta votoj ligjin është e pandershme
Shefi i deputetëve të PDK-së, Arian Tahiri edhe njëherë ka bërë thirrje për Lëvizjen Vetëvendosje që të kthehen në Kuvend dhe të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Specialen. Në një konferencë për media para pak çastesh, ai ka thënë se është obligim i secilës parti të votojë pro këtij ligji. “Është obligim dhe…
Lajme
Shefi i deputetëve të PDK-së, Arian Tahiri edhe njëherë ka bërë thirrje për Lëvizjen Vetëvendosje që të kthehen në Kuvend dhe të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Specialen.
Në një konferencë për media para pak çastesh, ai ka thënë se është obligim i secilës parti të votojë pro këtij ligji.
“Është obligim dhe përgjegjësi kombëtare e secilës forcë politike dhe e secilit deputet me miratu ligjin edhe në leximin e dytë. Populli është i bashkuar dhe i unifikuar. Pas datës 16 shtator, qëllimi i PDK-së ka qenë unifikimi dhe jo pazari. Votoma presidentin ta votoj ligjin, kjo është e pandershme.”, ka thënë Tahiri.