Tahiri demanton Daçiqin: Forcat e armatosura mund të lëvizin në veri pa lejen e askujt

10:25 | 20 Janar 2017

“Forcat e armatosura dhe forcat e sigurisë mund të lëvizin në veri pa lejen e askujt”

Kështu ka deklaruar për lajmi.net, ministrja për Dialog, Edita Tahiri e cila ka qenë pjesëmarrëse gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë në prill të vitit 2013.

“Nuk është e vërtet se është nënshkruar apo është folur ndonjëherë për një marrëveshje të tillë”, ka thënë ajo, duke i demantuar deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Daçiq tha dje se ka një marrëveshje gojore me palën kosovare që pa lejen e palës serbe këto forca nuk kanë të drejtë të operojnë në veri të Mitrovicës.

“Nëse veç me pyesni se a është marrëveshje gojore apo jo, a është me vulë apo pa të, në pallomë apo karton, pak ka rëndësi. Kur bisedojnë kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme nënkupton se kanë kapacitet të mjaftueshëm për marrëveshje”, ka thënë Daçiq për mediat serbe./Lajmi.net/

Daçiq thotë se ekziston marrëveshje që forcat e armatosura të mos shkojnë në veri