Tre persona lëndohen në një aksident trafiku në Prilep të Deçanit
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Prilep të Deçanit. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku kanë marrë tretman mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për…
Lajme
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Prilep të Deçanit.
Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku kanë marrë tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 14:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep-Deçan. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.
Policia po merret me rastin, ndërsa detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave hetimore. /Lajmi.net/