Izraeli refuzon planin e SHBA-së për Gazën, Netanyahu: Hamasi duhet të çarmatoset tërësisht
Izraeli ka hedhur poshtë planin e fundit të SHBA-së për të ecur drejt fazës tjetër të paqes në Gaza, duke kërkuar çarmatimin e plotë të Hamasit përpara se të tërhiqen forcat izraelite. Për refuzimin e këtij plani është deklaruar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë mbledhjes së kabintetit të tij të dielën. Ai ka thënë se…
Bota
Izraeli ka hedhur poshtë planin e fundit të SHBA-së për të ecur drejt fazës tjetër të paqes në Gaza, duke kërkuar çarmatimin e plotë të Hamasit përpara se të tërhiqen forcat izraelite.
Për refuzimin e këtij plani është deklaruar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë mbledhjes së kabintetit të tij të dielën.
Ai ka thënë se shteti i tij tëhiqet nga plani 15-pikësh.
“Ushtria izraelite nuk do të tërhiqet fare derisa Hamasi të çarmatoset vërtet dhe do të vazhdojë të pengojë kërcënimet kundër forcave dhe qytetarëve tanë. Dhe kur them çarmatosni Hamasin, kjo do të thotë armë të rënda, armë më pak të rënda, të gjitha armët. Dhe po flasim për çarmatim të vërtetë, jo për një çarmatim fiktiv”, ka deklaruar Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit ka thënë se këto janë duke i diskuatuar me zyrtarë amerikanë, raporton CNN.
“Tani po e diskutojmë këtë me amerikanët. Ata kanë ide, disa prej të cilave janë të pranueshme për ne dhe disa jo, dhe ne dimë si t’i kundërshtojmë këto gjëra. Për sa kohë që unë jam kryeministër, nuk do të krijohet asnjë shtet palestinez – as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor”, ka thënë ai.
Në fund të korrikut, presidenti i SHBA-së, Donald Trump kishte njoftuar atë që e përshkroi si një marrëveshje historike për të siguruar çarmatimin e Hamasit dhe të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza.
Kjo kishte ardhur pak muaj pasi presidenti njoftoi për herë të parë një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Hamasit dhe Izraelit.
Hamasi tha se do ta miratonte marrëveshjen vetëm nëse Izraeli ndalon sulmet në Gaza dhe tërheq trupat përsëri në “vijën e verdhë”, siç përcaktohet nga marrëveshja e armëpushimit të tetorit.
Forcat izraelite aktualisht zënë më shumë se gjysmën e Gazës, në lindje dhe në jug të territorit.