Tahiri: 500 vende të reja për punë praktike për të rinjë

Zv.kryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot është lansuar iniciativa e punësimit për të rinjtë, si punë praktike për 500 praktikantë.

Lajme

02/12/2020 17:53

Ai thotë se qëllimi i kësaj iniciative është forcimi dhe përmirësimi i lidhjes në mes të rinjëve dhe mundësive ekzistuese përmes angazhimit në punë praktike.

Ky është postimi i plotë:

500 vende të reja për punë praktike për të rinjë! Sot, lancuam iniciativën e punësimit të të rinjëve si punë praktike për 500 praktikantë të rinjë të cilën nga 1 dhjetori përmes ‘Kosovo Generation Unlimited’ kanë nisur punën praktike në 53 entitete të sektorit privat. Qëllimi i kësaj iniciative është forcimi dhe përmirësimi i lidhjes në mes të rinjëve dhe mundësive ekzistuese përmes angazhimit në punë praktike. Si Qeveri, u zotuam se këtë iniciativë do ta mbështesim për vitin 2021 bashkërisht me ministritë e linjës dhe organizatat zhvilllimore siç është Banka Botërore. Kjo iniciativë përfshinë koalicionin multi-sektorial më të madh në vend dhe është e para e këtij lloji në Kosovë. Një vlerësim i lartë duhet t’i ipet UNICEF-it dhe Drejtorit të kësaj organizate në Kosovë, z. Murat Sahin, po ashtu edhe Kosovo CSR Netëork si dhe organizatës suedeze SIDA. /Lajmi.net/