Tadiq: Nuk ka asnjë marrëveshje koalicioni, e hëna dita finale
Lideri i Partisë Social Demokrate serbe, Boris Tadiq, ka thënë se partia e tij “ nuk ka arritur asnjë marrëveshje” me Demokratët dhe Liberal Demokratët, për të formuar një listë të përbashkët elektorale, duke shtuar se e hëna është afati i fundit për një marrëveshje, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Lajme
Tadiq ka thënë këtë në një deklaratë për B92 pasi televizioni kishte raportuar që tri partitë opozitare janë pajtuar për formimin e koalicionit “ Serbia Demokratike –DS-LDP-SDS” në një listë elektorale të udhëhequr nga Dragoljub Micunoviq, i cili ishte presidenti i parë i Demokratëve.
Burimet në tri partitë kanë konfirmuar se kanë pasur një takim të suksesshëm, por liderët e tyre zyrtarisht thanë se një konkluzion i tillë është i beftë,” raportoi B92
“Asnjë marrëveshje nuk është arritur. Diskutimet do të vazhdojnë”, tha Tadiq.
Lideri i Demokratëve, Bojan Pajtic ka postuar në Twitter se partnerët potencial të koalicionit do të takohen përsëri të dielën.