Tabela/ Këto janë kategoritë që përfitojnë nga 60 milionët e Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka publikuar tabelën në bazë të të cilës do të bëhet shpërndarja e 60 milionë eurove për biznese, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.
Lajme
Hoti ka thënë se përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës.
“Jam shumë i lumtur të ndajë me ju lajmin se kemi filluar shpërndarjen e 60 mil eurove, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.Struktura e bizneseve përfituese siç është prezantuar në tabelë, tregon që përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Lajmi.net/
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/photos/a.538814562846569/3738440199550640/?type=3