Szczesny tregon arsyen pse u largua nga Arsenal

Wojciech Szczesny ka zbuluar arsyen pse vendosi të largohej nga Arsenal.

Sport

27/04/2020 23:55

Portieri i Juvemtus, Szczesny ka pranuar se karriera e tij te Arsenal ka përfunduar kur dikush i tregoi trajnerit Arsense Wenger se ai kishte tymosur në dhomat e zhveshjes.

Polaku ishte numri 1 i Arsenal deri në ditën e Vitit të Ri 2015, kur ai ishte titullar në fitoren 2:0 ndaj Southampton.

Por, ai nuk luajti më me ‘Gunners’ dhe kjo ndodhi si pasojë e shprehisë së tij për duhanin.

“Asokohe, unë tymosja rregullisht dhe trajneri e dinte këtë mirë”, ka thënë Szczesny, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk donte që dikush të tymoste në dhomën e zhveshjes, dhe unë e dija atë. Për shkak të emocioneve të ndeshjes, unë ndeza një cigare pas ndeshjes kur skuadra ishte akoma aty”, ka shtuar ai.

“Dikush më pa. Nuk ishte trajneri. Ai raportoi te trajneri. Wenger më pyeti nëse ishte e vërtetë dhe e pranova”, ka vazhduar polaku historinë.

30 vjeçari tashmë ka Italinë si shtëpinë e tij, kur fillimisht luante me Romën dhe tani me Juventus.

Duhani duket t’i ketë shkatërruar atij karrierën tek Arsenal. Saktësisht, spiunazhi. /Lajmi.net/