Synohet të mblidhen mbi 250 mijë dollarë, kaq para u mblodhën deri tani për Luiz Ejllin në fondacionin online
Edhe pse “Big Brother VIP Albania” po shkon drejt fundit, dinamikat janë gjithnjë shumë aktive. E padyshim se njeriu më i “zhurmshëm” i këtij edicioni në secilin aspekt është Luiz Ejlli. Luiz Ejlli që më parë pak njerëz e kishin njohur nga talenti që kishte për muzikë, në këtë edicion të “Big Brother” tregoi qartë…

ShowBiz
Edhe pse “Big Brother VIP Albania” po shkon drejt fundit, dinamikat janë gjithnjë shumë aktive.
E padyshim se njeriu më i “zhurmshëm” i këtij edicioni në secilin aspekt është Luiz Ejlli.
Luiz Ejlli që më parë pak njerëz e kishin njohur nga talenti që kishte për muzikë, në këtë edicion të “Big Brother” tregoi qartë aftësinë e tij për të luajtur.
Luiz Ejlli i cili po cilësohet edhe si sensacioni i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, është kthyer edhe në personazhin më të kërkuar e më të pëlqyer të të gjitha rrjeteve sociale.
Duke qenë se ka një numër të madh të fansave, e të cilët nuk janë kursyer për asgjë në drejtim të tij së fundi është hapur edhe një fondacion online, transmeton lajmi.net.
Në platformën GoFundMe ekziston tashmë një fondacion i hapur nga e ëma e tij, Angjelina dhe motra e tij, Ina.
“Përshëndetje të gjithë fansave të zjarrtë të Luizit! Pas shumë kërkesave për të treguar mbështetjen tuaj duke i dërguar dhurata në mënyrë transparente Luizit, kemi hapur një llogari GoFundMe. Ky GoFundMe menaxhohet nga nëna e Luizit (Angjelina) dhe motra e tij (Ina). Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen”, thuhet në përshkrimin zyrtar të fondacionit.
Ndërsa në vetëm pak orë pasi është bërë publike, llogaria ka arritur qët ë mbledhë mbi shtatë mijë dollarë.
Një njeri i vetëm i ka dërguar Luizit mbi 5 mijë dollarë.
Sipas të dhënave të deritanishme shuma e cila synohet të arrihet përmes këtij fonacionii është 250 mijë dollarë amerikanë./Lajmi.net/